Prej më shumë se 25 vitesh fshati Sopëz i bashkisë Divjakë vuan nga mungesa e investimeve në infrasturkturë. Në fshat mungojnë rrugët dhe kanalizimet.
Por ajo që ndihet më shumë këtë sezon ku temperaturat janë të larta është mungesa e ujit në rubinetat që kanë shtëpitë e tyre. I gjithë rrjeti është i amortizuar dhe ku të gjitha linjat kalojnë në kanalet e ujërave të zeza duke rritur ndjeshëm rrezikun e infektimeve. Banorët shprehen se uji nga ujësjellësi i Divjakës nuk vjen asnjëherë.
Edhe pse ka mungesë nga kjo ndërmarrje, familjet vazhdojnë të faturohen.
Si zgjidhje, këta banorë kanë gjetur hapjen e puseve pranë banesave të tyre, por edhe kjo alternativë nuk ka funksionuar pasi uji në shumicën e rasteve del i ndotur dhe në muajt e nxehtë këto puse thahen.
Banorët shprehen se janë ankuar disa herë pranë institucioneve lokale për të marrë zgjidhjen e problemit të tyre, por deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe.
Top Channel