Një i vdekur dhe 9 të plagosur nga tërmeti në Kretë, pamjet kur makina shkundet pas lëkundjes së fortë

0
208

Një i vdekur dhe 9 të plagosur. Është ky bilanci i deritanishëm nga tërmeti me madhësi 5.8 që goditi Kretën mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se viktima ishte bllokuar në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori bashkë me dy persona të tjerë që kanë arritur të shpëtojnë.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti i lëkundjes së fuqishme kur një automjet shkundet nga vendi për disa sekonda.Mësohet se një pjesë e kishës u shemb duke zënë poshtë tre persona. Një qytetar në Patsideros u bllokua për disa minuta në banesën e tij pasi nuk mund të hapte derën si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Në spitale janë dërguar 9 persona të cilën kanë pësuar gërvishtje, fraktura. Nga raportimet e deritanishme nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros janë raportuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Ndërsa disa persona që ishin bllokuar në një farmaci arritën të dilnin pas disa munitash. m.v/abcnews.al