Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Rrëshen, policia: Kontrolle nga toka dhe ajri, në aksion FNSH, RENEA dhe “Shqiponjat”

0
1295

Policia e Shtetit njofton se ka intensifikuar kontrollet pas ngjarjes së rëndë në Rrëshen ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, që ndodheshin në një tavolinë me të.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale. Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Njoftimi:

Kontrolle jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri për kapjen e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjen e tre të tjerëve në Rrëshen.

Policia e Shtetit në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Ardit Murataj