Ndërsa ekipet po pastronin 22 ton plehra nga sistemi i kullimit në Mexico City, punëtorët janë ndeshur me atë që përshkruhet si ‘miu gjigand’.
Njerëzit që panë miun gjigand nuk mund të kuptonin se si ai kishte qëndruar në kanalet kulluese madje ata menduan se po ktheheshin në monstra me madhësi dinosauri.
Disa thanë madje se po ta kishin parë në rrugë do të kishin ikur nga frika.
Ishte një grua me emrin Evelin Lopez që pranoi se pjesa më e madhe e mbeturinave ishin të sajat.
Ajo u shpreh se se kishte kërkuar ndihmë për pastrimin e kanaleve të kullimit shumë herë, por askush nuk erdhi për të ndihmuar.
Në një video të regjistruar nga një banor, miu i madh ngjyrë kafe më pas futet në kafaz.
© SYRI.net