Rreth njëmijë banorë të fshatrave Hoxharë e Re dhe Povelçë në bashkinë e Fierit prej vitesh vuajnë për ujin e pijshëm.
Por në periudhën e verës kjo problematikë bëhet akoma më shqetësuese. Përveç faktit që banorët furnizohen me orare mjaft të kufizuara akoma më problematike është cilësia e ujit që u vjen në rubineta.
Vetë banorët tregojnë si për oraret e furnizmit me ujë ashtu edhe për ndotjen që po u shkatërron edhe pajisjet elektro-shtëpiake.
Ka edhe nga ata banorë që janë detyruar të hapin puse si dhe të ndërpresin fare kontratën me ujësjellsin.
Në lidhje me këtë problematikë, i kontaktuar me telefon drejtori i Ujësjellësit Fier, Petrit Kanani ka pohuar se eshte ne dijeni te situates, duke premtuar marrjen e masave per zgjidhjen sa me te shpejte te kesaj problematike.