Detaje të reja mësohen nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pllanë të Lezhës, ku u qëllua me breshëri armësh në drejtim në një lokali. Pronari i lokalit Gjovalin Prendi është shprehur në Polici se nuk ka konflikte me njeri, por në fakt në vitin 2014 atij i është vrarë në një atentat nipi i tij Taulanti.
Taulant Prendi 27 vjeç, u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç. Ekzekutimi ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf”, ndërsa dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.
Klodiani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurel Prendi. Sa i takon ngjarjes së sotme të ndodhur pranë lokalit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, çka do e bëjë mjaft të vështirë identifikimin e autorëve.
Lezhë/ Informacion paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj.P. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.
(E.K/Faxweb.al)