Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Napoli, nga të shtënat me armë zjarri gjatë festimeve për fitoren e Scudettos .

0
287

Është arrestuar 21-vjeçari që vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në Serbi. Mbi 600 forca policie, nga të gjitha njësitë speciale kanë arritur të vënë në pranga mëngjesin e sotëm Uros B, djalin e ushtarakut me precedentë të mëparshëm penal, i cili mbrëmjen e djeshme në orën 23:oo kreu një masakër në një qytet pranë Beogradit.

Televizioni shtetëror i Serbisë njoftoi se 50 kilometra në jug të Beogradit, 21-vjeçari hapi zjarr ndaj disa personave, të afërm të tij, nga makina me të cilën lëvizte me dy persona të tjerë dhe menjëherë pasi sulmit u largua në drejtim të paditur.

Ngjarja e rëndë, angazhoi të gjitha institucionet, sakaq Ministria e Brendshme këtë incident e trajtoi si një akt terrorizmi të brendshëm, masa të cilat bën të mundur arrestimin e 21-vjeçarit mëngjesin e sotëm.

Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një përgjakjen në zonat përreth.

Mes 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.

Banorët e Dubonës janë shprehur të tronditur nga ajo që ka ndodhur në atë qytet dhe në vende të tjera. Ata thonë gjithashtu se janë të tronditur nga fakti se i dyshuari për një krim të paprecedentë është dukur gjithmonë fëmijë i mirë dhe se nuk e dinë se cili mund të jetë motivi i një akti kaq të shëmtuar.

Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij, dyshohet se ka vrarë një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe nipin e tij 12-13 vjeç.

Bëri një “gosti të përgjakshme” në tre fshatra, përveç në Dubonë, ishte edhe në Shepshin dhe Mali Orašje. Në Mali Orašje, ai qëlloi mbi një grup prej rreth 20 fëmijësh. Është ndalur, ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar drejt tyre, thotë një nga banorët.

Babai dhe vëllai i tij, dolën në rrugë dhe kur i thanë babait se çfarë po ndodhte, ai u rrëzua nga tronditja, rrëfejnë dëshmitarët okularë.

Pas kontrollit të banesës ku po qëndronte 21-vjeçari është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni.

Babai dhe vëllai i tij, dolën në rrugë dhe kur i thanë babait se çfarë po ndodhte, ai u rrëzua nga tronditja, rrëfejnë dëshmitarët okularë.

Pas kontrollit të banesës ku po qëndronte 21-vjeçari është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni.

Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër kanë vdekur, tre janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabile.

Një person ka plagë me armë zjarri në bark pa lëndime në organet e brendshme, tjetri është qëlluar në pjesën e poshtme të këmbës dhe ndodhet në repartin e ortopedisë, ndërsa i treti me lëndime të shumta të organeve dhe fraktura të hapura është gjithashtu stabil, raporton RTS.

Në mediat serbe po qarkullon gjithashtu dhe lajmi që 21-vjeçari gjatë arratisë, ka kriuar një llogari të re në Instagram dhe ka postuar një story me foton e tij bashkëngjitur muzikën nga filmi “South Ëind” dhe një përshkrim me fjalët “Na keca prangijam”, i përkthyer në shqip “do ju gëlltis”.