Një “peshk” i madh po futet në rrjetën e SPAK. BKH ndërmerr aksion në Kodrën e Diellit, detajet mbahen sekret

0
2

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë sot në mëngjes një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni mbahen ende tepër sekret, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Kodra e Diellit është mbushur me polici dhe oficerë të BKH. Cilin “peshk” të madh kanë futur në rrjetën e SPAK, akoma nuk dihet. Por për momentin SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Ergys Agasin. Ndërkohë është vendosur arrest shtëpie për biznesmenin Armand Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj. Hetimet po vazhdojnë për “PESHKUN E MADH” që fshihet pas tyre.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e BKH-së. Por burime të rezevuara tregojnë për një “peshk ton” që po kapet, bile pak më i madh se peshqit ton që kap Gjergj Luca!

Foto ilustrative: Peshqit ton që kap kompania e Gjergj Lucës

Marrë nga gazeta Koha jonë