“Një shishe uiski nga dibrani i katit të tretë … Ke ti japësh 100 të madhit” Zbardhen përgjimet në paraburgimin e Elbasanit

0
958

Përgjimet ambientale dhe telefonike kanë zbuluar rrjetin që funksiononte në institucionin e paraburgimit të Elbasanit, Bradashes. Për sende të ndaluara apo favore që donin në qeli, të paraburgosurit linin shpërblimin tek pronarët e lokalit pranë këtij institucioni, e më pas ato futeshin brenda nga policët e paraburgimit thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.

13 personat në hetim në kuadër të kësaj dosjeje do të dalin sot para gjykatës së Elbasanit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Përgjimi i parë

Tre të arrestuar për trafik droge vihen në përgjim ambiental në paraburgimin e Elbasanit. Ata janë Genci Xhahysa, Ervin Velia, Engli Pjeçi që të tre banorë të Bashkisë Kavajë.Genci Xhahysa porosit një të afërmit të tij me emrin (D…)  të ndihmojë që nëpërmjet pronarëve të lokalit i cili ndodhet përpara derës kryesore të hyrjes së këtij institucioni të japë shuma të ndryshme parash punonjësve të paraburgimit me qëllim marrjen prej tyre të favoreve të ndryshme si akomodimi në dhomë të mirë dhe që ai të jetë së bashku me dy shokët.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet ambjentale rezulton se ai, pra D-ja, porositet nga Genci Xhahysa dhe Ervin Velia që të dërgojën tek Gentjan Gjata, pronari i lokalit pranë paraburgimit, një shumë prej 20.000 lekë me qëllim që ky i fundit tia japë shtetasit Hysni Ndreu (me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan) dhe shtetasit Gazmir Meta ( me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan) me qëllim futjen në një dhomë të mirë në momentin që ata të mbarojnë karantinën.

Në përgjimet telefonike rezulton se shtetasit Genci Xhahysa i thotë D. qe kur të takohet me shtetasin Gentjan Gjata tia japë paratë dhe ti thotë janë porosia e Rigers Mihas (i paraburgosur). Nga përgjimet ka dyshime se lidhjen mes Hysniut dhe Genci Xhahysës dhe Ervin Veliut e ka bërë i paraburgosuri Riges Miha.

Biseda është bërë më 20 nëntor 2021.

IEVP Bradashesh ( numri I telefonit të burgut) …Lokalin para burgut e di, e pe?

D: Po e di, po.

Bradashesh: E pe e? eshte pronari aty, aty duhet të jetë gruaja ose pronari.

 D: Po.

IEVP Bradashesh: Edhe do li lesh 200 mije leke, këto jane për filonin, 100 do ti japi baba i atit,

D: Ehhe!

… do shkosh aty tek pronari do i thush këto janë për Rigërs Mihen, mbaji ketu se do vine ti marrin thuj, kaq.

D: Ok.

IEVP Bradashesh: Tek dera, tek burgu, kaq.

D: E kam parasysh, tek lokali.

IEVP Bradashesh: Eh tek lokali, aty shif pronarin, eshte o gruja, o..

D: Po pra i njof njof..,

….

Bradashesh: Ehh! Jo po flisja me nje shoke ne anen tjeter se i thashe qe neser i ke leket aty.

D: ehhe! Ok.

IEPV Bradashesh: Se jane per ate te modhin ketu, vari lesht, qe t’na leje te treve.

…..

IEVP Bradashesh: Noj kat, ndonje nji…, shif vet, ai tjetri, apo s’e ngacmove?

Dardani: Jo s’e ngacmova ate.

IEVP Bradashesh:  po mire, shit mos ka shkrujt, se thuj thjesht sepse une nuk kam vale thuaj, e mbaj fike, e kupto, prandaj e ndezi gjate mbasdites, nese po lie, vari lesht, shif ato neser, atyre shegeve iher me i hy kshu. me theme! edhe dy arka nuk prish