Një tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

0
84

Një tërmet me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e së martës Afganistanin. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra ishte 40 km në jug, juglindje të qytetit Jurm.

Vatra e tërmetit ishte 187.6 km e thellë ndërsa CNN raporton se lëkundje të forta janë ndjerë në kryeqytetin e vendit Islamabad.Pas nisjes së lëkundjeve, njerëzit janë parë të dilnin nga shtëpitë në panik. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Lahore. Deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.