Një tjetër çantë e dyshimtë alarmon Fierin, lihet në karrigen e biznesit. Policia rrethon zonën

0
130

Vetëm 3 ditë pasi një valixhe u hodh në lagjen “Apollonia” në Fier një tjetër çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një çantë është lënë në karrigen e një biznesi në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.“Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu. Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit”, informon policia.Lokali është rrethuar me perimetër sigurie dhe në zonë ndodhen forca të shumta policie. Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.