Në një tjetër goditje për Sali Berishën, Megi Balliu, anëtare e kryesisë së PD-së, është larguar sipas burimeve të brendshme. Në informacionet që disponojnë ajo i është bashkuar tashmë Agjencisë Kombëtare të Rinisë, një vendim që vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve vendore në Tiranë.
Largimi i Balliut ndodh në një moment delikat për PD-në, e cila po përpiqet të rikthejë besimin e elektoratit në kryeqytet, ndërkohë që partia vijon të përballet me përçarje të brendshme dhe një seri dorëheqjesh. Vetëm pak kohë më parë, edhe Genc Deromemaj u largua nga strukturat drejtuese të partisë, duke sinjalizuar për një klimë të tensionuar dhe të paqartë brenda selisë blu.
Brenda PD-së shprehen se pakënaqësitë janë në rritje dhe se shumë figura të reja ndihen të përjashtuara nga vendimmarrja, ndërsa në krye të partisë mbeten vetëm Sali Berisha dhe Gaz Bardhi,dy figurat që simbolizojnë vijimësinë e një drejtimi të kontestuar prej kohësh.
Ndërkohë që demokratët po përgatiten për fushatën në Tiranë, rënia e besimit të brendshëm dhe largimi i emrave të rinj duket se e përkeqëson edhe më tej pozicionin elektoral të partisë. Në vend të bashkimit, PD po përballet me një shpërbërje të heshtur nga brenda
