Një tjetër minorene dhunohet seksualisht në Kosovë

0
91

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale. Një ngjarje e tillë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, pas orës 23:00 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku viktimë është një e mitur.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga i dashuri i saj, 18-vjeçar, me të cilin kishin krijuar lidhje që nga viti i kaluar.

Përveç sulmit seksual, i riu (emër i njohur për redaksinë) po hetohet edhe për veprën penale “shtrëngim”, që dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës sa ka qenë në lidhje dashurie me të miturën, shkruan Sinjali.