Një tjetër tërmet i fuqishëm 5.2 ballë shkund Turqinë

0
275

Pas atij që e goditi ditën e enjte, një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter alarmoi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave turke, tërmeti u regjistrua në orën 7:21 me orën lokale.  Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Ditën e djeshme vendi u godit nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter.

Edhe në muajin janar Turqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra ndërtesa u shkatërruan./E.S

Image

© SYRI.net