‘Një vajzë më shkuli flokët në mes të koncertit’. Çfarë i ka ndodhur këngëtares shqiptare?

0
387

Mihrije Braha gjithnjë komentohet pozitivisht për këngët e saj por edhe pamjen, e cila duket sikur rinohet dita-ditës. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e emisionit ‘Prive’, ku ka bërë me dije një incident që i ka ndodhur në një koncert që ka zhvilluar.

Ajo u shpreh se një vajzë e vogël i ka shkulur flokët mes koncertit për ta vërtetuar nëse mban paruke apo jo.

“Kam një histori shumë interesante. Në një koncert në një palestër sportive ku ishin rreth 3 mijë njerëz kanë dalë shumë fëmijë për të më përqafuar dhe njëra me përqafoi dhe më shkuli flokët. Unë e pyeta pse po mi shkul flokët dhe vajza u shpreh se më ka thënë mami që ti mban paruke, nuk i ka flokët e veta prandaj provoje nëse është e vërtetë apo jo”, është shprehur Mihrije.

realnews