Victoria dhe David Beckham, kaluan pushimet e Pashkëve me të katër fëmijët e tyre, si dhe të fejuarën e djalit Brooklyn Beckham, Nicola Peltz.
“Familja jonë së bashku është dhurata më e çmuar këtë Pashkë”, shkroi Victoria në “Instagram”, së bashku me një foto të Brooklyn dhe Peltz, duke u përqafuar së bashku ndërsa kishin vendosur veshë lepuri mbi flokë.
“Na ka marrë malli për ju dhe ju duam të dyve aq shumë @brooklynbeckham @nicolaannepeltz”, shtoi ajo.
Aktorja nuk vonoi t’i dërgonte një përgjigje me dashuri vjehrrës së saj të ardhshme, duke shkruar:
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi përsëri bashkë, të dua kaq shumë”.
© SYRI.net