Njëra makinë përfundon në arë, tjetra bëhet “copë”, pamjet nga aksidenti i rëndë në Lezhë

0
128

LEZHË – Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Balldre – Lezhë.

Në pamjet e siguruara nga ABC shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy makina “Mercedez Benz” , ku njëri prej tyre ka përfunduar jashtë rruge në një arë.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë manovra e gabuar e njërit prej shoferëve që i ka prerë rrugën makinës tjetër.