Njerëzit e ngatërrojnë me qen, ky është maçoku me madhësi të jashtëzakonshme

0
123

Një maçok në Rusi, që mendohet se është më i madhi në botë, është aq i madh, saqë shumë njerëz e ngatërrojnë me qen.

Maçoku i quajtur Kefir i takon racës Maine Coon dhe pronare e ka Yulia Minina. Ai jeton në Stary Oskol të Rusisë, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Çfarë ndodh me gjësendet e konfiskuara në aeroport? – Gazeta Express

Luftimi i hipertensionit është më i lehtë se kurrë
Pronarja thotë se e bleu maçokun e bardhë para dy vjetëve, kur ishte ende kotele, dhe se kafsha ende po rritet.

“As nuk mund të mendoja se një kotele e rëndomtë mund të bëhet kaq e madhe. Ai jo vetëm që u rrit në dukje, por gjithashtu është shumë i zgjuar dhe gjithmonë sillet me qetësi”, tha pronarja.

Maçoku i madh ka peshë të ngjashme me një fëmijë dyvjeçar.

“Ai ka një shprehi: natën ngjitet mbi mua dhe fle. Kur ishte kotele, nuk më shkaktonte ndonjë ndjenjë të papërshtatshme, por tani është bërë aq i madh dhe i rëndë dhe, natyrisht, është vështirë të fle ashtu”, shtoi pronarja e tij.