“Bad Manners Awards” apo BMA është ngjarja vjetore e cila ‘shpërblen’ apo thënë më mirë ndëshkon me çmime të famshmit për “sjelljet më të këqija të vitit”. Këto janë çmimet që ata në sytë e publikut dëshirojnë të shmangin pjesëmarrjen, shoqërimin dhe vërtet fitimin, shkruan DailyMail.
Komiteti gjykues ka kaluar javë duke vendosur se cilët të famshëm, politikanë dhe ata që duhet të dinë më mirë meritojnë një nga këto çmimet për të shënuar një shkelje të rëndë të protokollit ose sjelljeve të këqija që ata kanë treguar gjatë vitit.
“E shpërblyer” me një nga çmimet e sjelljeve më të këqija të vitit është shqiptarja Rita Ora, për shkak të festës së paligjshme që tentoi ta organizojë për 30 vjetorin e saj të lindjes.
“Eventi i sjelljeve të këqija”, ka shpërblyer edhe artisten Jess Glynne për “veshjen më të keqe të vitit”, Donald Trumpin për “sjellje të keqe”, Princin Wiliam dhe Kate Middleton për “reagim jo të mirë” në Emmy Awards etj.