Megjithëse shumica e lakuriqëve të natës kanë një fytyrë si miu apo qeni, ky lloj i veçantë i lakuriqeve ka një pamje shumë të pazakontë.
“Koka e mashkullit në formë dreri, buzët e dredhura, palosjet e hundës dhe laringu i zgjeruar e ndihmojnë atë të bëjë thirrje të përsëritura për femrën,” tha Dr. Sarah H. Olson, bashkëpunëtore në Shoqërinë e Ruajtjes së Kafshëve të Egra (WCS) për The Dodo.
Këto lakuriqë kanë pamje kaq unike saqë disa njerëz e kanë të vështirë të besojnë se ato në të vërtetë ekzistojnë. Por ky lakuriq, më i madhi në Afrikë, është larg një krijese të trilluar
Grupet e mëdha të lakuriqëve të natës, mund të gjenden në pyjet tropikale të Afrikës qendrore.
“Lakuriqët meshkuj japin një tingull të veçantë thirrjeje natën për të tërhequr femrat, gjë që i bën ato të identifikohen pothuajse kudo,” tha Olson.
Ashtu si të gjithë lakuriqët e natës, edhe ky lloj i veçantë lakuriqi luan një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e farave nëpër pyjet tropikale.
Olson dhe shokët e saj të skuadrës po studiojnë lakuriqët e natës dhe lëvizjet e tyre me shpresën për të ndihmuar këto kafshë të mahnitshme.