Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Librazhd/ Dogji me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Pishkash, procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës autori i dyshuar.
Elbasan/ Procedohen penalisht edhe dy shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, një 14 vjeçar, banues në fshatin Pishkash, Librazhd, pasi dyshohet se në fshatin Pishkash, Librazhd, ka djegur barishte në pronën tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe toke pyjore me shkurre dhe dushk.
—-
Gjithashtu në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan penalisht shtetasin Y.D., 38 vjeç, banues në fshatin Hadaraj, Elbasan dhe shtetasin E.K., 33 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, pasi në fshatin Shelcan, Elbasan, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetin kamionçinë 4 m³ dru pa leje përkatëse.
Matrialet hetimore i kaluan Prokuroisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie apo të dëmtojnë pyjet duke i prerë në mënyrë të paligjshme, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.