“Njeri i neveritshëm…”/ Ariana Grande kritikohet ashpër nga ndjekësit, ja pse

0
133

Ariana Grande është duke u etiketuar si një person që shkatërron familje pas publikimit të këngës së saj të re, “Yes, And?” Në këngë, ajo adresoi reagimin e ashpër që mori pasi filloi të takohej me Ethan Slater duke u thënë fansave që të shikonin punët e tyre.

“Punët e juaja janë tuajat. Punët e mia janë të miat.”

Fansat iu përgjigjën këngës së saj, duke hyrë menjëherë në rrjetet sociale dhe duke e akuzuar se ajo u lidh me Slater përpara se ai të ndahej me Lilly Jay.

“Kjo grua është kaq e shëmtuar dhe e keqe?” tha një person.

“Shko shpenzo kohën me atë bobi sfungjerin në vend që të na kthehesh ne!”, duke iu referuar Slater, i cili luajti personazhin titullar në muzikalin “Spongebob Squarepants” në 2017. Një përorues shtoi: “Askujt nuk i intereson me kë ti fle. Por mos harro atë që ke bërë.” Ai vazhdoi:

“Ti shkatërrove jetën e saj dhe të fëmijës. Je vërtet një grua e neveritshme.”, shkroi ndjekësi.

Në korrik 2023, Page Six konfirmoi se Grande, e cila u takua me Slater në xhirimet e filmit “Wicked” në Londër në fillim të vitit të kaluar dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh, agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez, po i jepnin fund martesës së tyre.

Situata e tyre ishte në kontrast të plotë me atë që ndodhi kur Slater bëri kërkesë për divorc nga Jay po atë muaj.