Njihet sot me masën e sigurisë, Ajola Xoxa futet në ambientet e GJKKO

0
2

Ajola Xoxo, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.

Sikurse duket nga pamjet, Xoxa futet e vetme në Gjykatë teksa mban një çantë në krahë.

Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.