Njihuni me 12 Llojet e Bakllavasë që Përgatiten Në të Gjithë Botën

0
251

Bakllavaja është ndoshta ëmbëlsira më e ëmbël në botë dhe një ndër më të dashurat.

Kudo njihet me këtë emër që konsiston në përgatitjen tradicionale të petëve të mbushura me arra e sherbet.

Por mesa duket ka më shumë se një mënyrë për të gatuar bakllavanë e shijshme.

Në fakt janë plot 14 receta të cilat përgatiten nën emrin “bakllava” e secila është e ndryshme nga paardhësja.

Mësoni më poshtë se cilat janë këto lloje interesante të ëmbëlsirës së fundvitit.

Bakllavaja me fistikë

Këtë recetë mund ta keni dëgjuar shpesh vitet e fundit, jo vetëm online, por edhe në dyqanet e pasticëritë pranë jush.

Receta e bakllavasë me fistikë është shumë e njohur në Turqi e Siri dhe përgatitet nga 40 petë të holla të pjekura të mbushura me frutin e thatë.

Fisktikët që përdoren në recetën origjinale, zakonisht janë të vegjël e të freskët në vend të atyre të mëdhenjëve që mund të gjeni zakonisht në supermarkete.

Kjo për shkak se fistikët e sapo pjekur kanë më shumë tanine dhe më shumë shije.

Këto karakteristika e bëjnë këtë recetë shumë të njohur e të dashur.

Bakllavaja me arra

Me siguri receta që përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja, ajo e bakllavasë Turke me petë të gatëshme.

Arrat janë arrori zëvendësues i fistikëve që përmendëm më sipër dhe shumë më të lehta për t’u gjendur kudo që jeni.

Arrat e freskëta duhet të jenë të shtypura mirë teksa vendosen në petët e holla të bakllavasë.

Bakllavaja e thatë

Kuru Baklava përgatitet në Turqi dhe është po aq e veçantë sa ka edhe emrin.

Kjo lloj bakllavaje ka shumë pak sherbet dhe konsumohet e pjekur dhe e thatë.

Gjatë përgatitjes kjo baklava zhytet vetëm në fundet e saj në sherbet dhe kristalizohet më vonë se bakllavaja e zakonshme.

Bakllavanë e thatë mund ta konsumoni deri në 30 ditë pasi e keni përgatitur.

Bakllavaja me çokollatë

Petët e bakllavasë tanimë mund t’i përgatisni edhe me shije çokollate.

Kjo recetë është e ngjashme me ato që gjeni shpesh në dyqane, por shumë më e ëmbël me ngjyrën e shijen karkateristike të çokollatës.

Bakllavaja me krem

Bakllavaja me krem përgatitet me trekëndësha të vegjël petësh, të lyer me krem dhe arrorë.

Më pas ëmbëlsira piqet duke krijuar mbushjen e veçantë e kremoze brenda saj.

E veçanta e kësaj bakllavaje është se është më e lehtë në shije se shumica e receta të tjera.

Bakllavaja e shtëpisë

Po flasim për bakllavanë tradicionale me petë të bëra në shtëpi e të thara me kujdes