Noka dhe Topalli në listën e sigurt në Elbasan?!/ Lëvizja që “hedh në erë” primaret e Elbasanit

0
2

Kur jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve, partitë politike po bëjnë gati listat e kandidatëve për deputetë.

Alfapress sjell sot një panoramë më të qartë të qarkut Elbasan, bazuar kjo në referencat e disa mediave dhe burimeve brenda PD.

Mbrëmë u tha se Jozefina Topalli dhe Flamur Noka do të lëvizin drejt Elbasanit, (kjo ende e pakonfirmuar zyartatisht).

Por efekti i kësaj lëvizje duket se e zhbën procesin e primareve, pasi në Elbasan do të jenë pothuajse 4 vende të zëna duke nisur nga Tomorr Alizoti, Noka, Topalli por dhe Haxhinasto i LSI.

Vendi i pestë mund të ndahet mes Dash Sulës dhe Blendi Himçit, që rezultojë më të votuarit.(Sipas primareve)

Por vendi i pestë mund të jetë emër nga bashkitë Cërrik, Librazhd, Gramsh, Belsh e Përrenjas.

Emri i gjashtë mund të jetë emri i gruas më të votuar nga primaret që rezulton Klodian Çapja (199 vota), duke marrë më shumë vota se ish deputetja Zheni Gjergji, Silvi Bardhi dhe figurave të tjera në garë.

Pra duket se pesha e primareve zbehet pasi Berisha po has në vështirësinë që krijuan aletatë që e detyrojnë të mos ketë vende “bosh” në Tiranë e për ti katapultuar në qarqe të tjera./Alfapress.al

Lista e primareve 

Dashnor Sula 538 vota

Blendi Himci 510 vota

Ilirjan Alliu 409

Aurel Bylykbashi 342

Dritan Cani 331

Mustafa Pashnja 233

Lefter Gështenja 216

Renato Kumrija 206

Klodiana Capja 199