Këngëtarja Nora Istrefi ka paralajmëruar surprizën e radhës për fansat.
Përmes disa fotove seksi të publikuara në Instagram, ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj më e re.
Mirëpo, vëmendja e të gjithëve ka shkuar tek linjat trupore të Norës, të cilat janë sa perfekte dhe seksi. E veshur me bikini rozë, Istrefi shihet sipër një jahti luksoz dhe nuk kishte se si të mungonin komentet e shumta. Ai që është pëlqyer nga të gjithë është i motrës së këngëtares, Era Istrefit, që i ka shkruar: ” Qysh osht e mundun kshtu kaq bomb?”.
Edhe fansat e kanë mbështetur këtë pyetje, pasi vitet ikin dhe Nora mbetet po e njëjta, ndonëse tashmë është nënë e një vajze./abcnews.al