Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një njoftim mëngjesin e sotëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. ISHP lëshon sërish thirrje ndaj qytetarëve që të ndjekin masat dhe t’i respektojnë ato.
Rregullat që të gjithë duhet t’i respektojnë janë, distanca, maska në ambiente e mbyllura dhe kujdesi maksimal me higjienën.
Këshillat e ISHP:
“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19 Në normalitetin e ri duhet të: ️️Mbani distancë mbi 1 metër; Vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet; Kujdeseni për higjienën, lani sa më shpesh duart. Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë veten dhe miqtë tanë”, shkruan ISHP.
real news