Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis shkoi ditën e sotme pranë ambienteve të prokurorisë.
Këngëtaria arriti pranë gjykatës së Evelpidon bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele Notis shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij.
Sfakianakis ka deklaruar se armën e mbante me vete, për shkak se “ndihej në rrezik”, shkruan “Protothema”.
Këngëtari është ndaluar rreth orës 08:00 (me orën lokale) të një nate më parë, teksa po shkonte në shtëpinë e tij.
Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid pa bishën luksoze “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë, pa e ditur aspak se kush ishte brenda tij. I qetë dhe pa bërë asnjë reagim paniku, ylli i muzikës hapi krahun dhe iu bind urdhërit të efektivëve. Ai dorëzoi dokumentet e makinës por njëri prej policëve pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte aty ku u zbulua dhe kokaina.
(A.B)/Dosja.al