Novak Djokovic dhe gruaja e tij infektohen me Koronavirus

0
308

Tenisti serb, Novak Xhokovic, është infektuar me Koronavirus.

Pasi tre sportistët që morën pjesë në turneun e organizuar nga Xhokovic dolën pozitiv, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tenistin më të mirë në botë.

Xhokovic është lojtari i katërt nga turneu Adria, që është zhvilluar dy javë më parë në Serbi dhe Kroaci, i cili infektohet me Koronavirus.

Nole nuk ishte testuar në Kroaci dhe ka pritur derisa është kthyer në Serbi.

Pasi arriti atje, Xhokovic doli pozitiv, edhe pse nuk kishte simptoma.

Edhe gruaja e tij, Jelena, ka dalë pozitive dhe të dy kanë hyrë në vetizolim dyjavor.

“Jemi testuar në momentin që kemi arritur në Beograd. Rezultatet e mia dhe të Jelenes janë pozitive, ndërsa të fëmijëve tanë janë negative”, ka deklaruar Xhokovic.

syri