“Dëgjuam të shtëna të fuqishme, që dëgjohej sikur të ishte afër nesh. Por nuk dinim nga vinin ose se çfarë saktësisht po ndodhte. Pastaj pamë njerëzit duke ikur dhe dyshuam se mund të ishte ndonjë sulm”, tha për emisionin “360 gradë” në Alsat, Arijanit Zuferi nga Gostivari, që studion dhe jeton në Austri.
Ai tha se sulmi në qendër të Vjenës ka ngjallur frikë dhe panik tek qytetarët.
Ai thotë se policia ka vepruar shumë shpejtë, dhe se për disa minuta qendra e qytetit është bllokuar tërësisht.
“Ne po mundoheshim të fshihemi, sepse gjuajtjet po vazhdonin, ishte e tmerrshme. Policia bllokoi qendrën për disa orë, nuk kishim mundësi që të shkonim në shtëpi, situata ishte sikur në luftë”, tha Zuferi.
Sipas policisë, sulmi ishte zhvilluar në 6 lokacione të ndryshme.
© SYRI.net