Sot është baba i katër fëmijëve, por pak vite më parë, Robbie Williams as që e mendonte diçka të tillë në jetën e tij.
Gjatë një intervistë për podcastin e “Staying at home with the Williams” këngëtari ka folur gjatë për jetën e tij private. Edhe pse tmerrësisht i dashuruar me partneren e tij Ayda Field, Robbie është shprehur se nuk dëshironte të kishte fëmijë me të. Kjo për faktin se kjo gjë e trembte.
“Mbaj mend që mendoja, ‘Oh nuk dua të njëjtën gjë si Ajda. Unë e dua atë, por nuk dua familje, për shumë arsye.’ Nuk ishte një arsye egoiste, por ishte një lloj arsyeje humane kur unë jam në luftë me kokën time çdo ditë. Dhe kur nuk mund të kujdesem për veten time, si mund të sjell dikë në jetë?“, ka thënë artisti.
Por gjithçka ndryshoi thelbësisht kur Robbie u bë baba për herë të parë me djalin e tij, Teddy.
“Ishte momenti kur Teddy sapo më pa dhe u duk sikur universi më pa.”
Artisti pak kohë më vonë u bë babi edhe i Charlie, pesë vjeç; Coco, 18 muaj dhe Beau, i cili lindi këtë vit me anë të një zëvendësuesi.
“Jeta ime tani është më e plotë, unë jam më i qëndrueshëm, më prezent, më i rafinuar, më i përmbajtur”, përfundoi këngëtari.
(A.B)/Dosja.al