“Nuk doja ta vrisja, isha në lokal kur…”/ Plagosja te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e efektivit Erion Goxhara

0
93

Zbardhet detaje nga dëshmia e efektivit të Policisë, Erion Goxhara, i cili u vetëdorëzua pasditen e djeshme, ndërsa ishte shpallur në kërkim për plagosjen e Lorenc Kostës, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit. Goxhara ka pohuar para grupit hetimor se nuk ka dashur të vrasë Lorenc Kostën.

“Nuk kam dashur ta vras Lorenc Kostën dhe e kam parë rastësisht në zonën e “Komunës së Parisit” pasi kam qenë me vajzën time në një lokal në atë zonë.

Pasi kam larguar vajzën jam kthyer sërish te “Komuna e Parisit” dhe e kam qëlluar Kostën me armën e shërbimit të cilën e kisha me vete.

 

Deklaroj se nuk e kam bërë me paramendim plagosjen e Kostës”, mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor, Goxhara.

Ky i fundit dyshohet si autor i plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta, ndërsa për pothuajse 72 orë qëndroi në arrati. Policia e Tiranës kishte vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacione që do të çonin në arrestimin e efektivit të policisë së Kufirit. Dyshohet se ai shtiu disa herë ndaj Kostas me armën e shërbimit, por në momentin që kreu atentatin ndaj tij, nuk ishte në shërbim.