Zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit para uniformave blu të Korçës. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë. Ai i ka kërkuar që të nisë punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetë Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.
Sipas tij, kjo ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38- vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.
Autori Aleko Myrtollari, sipas të dhënave i është shmangur policisë për 2 ditë rresht prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pasi ka parë që nuk ka mundur të fshihet për një kohë të gjatë. Lëvizjet e vetme të autorit kanë qenë në fshatrat e të afërmve.