“Nuk dua mëshirë”, Veliaj-Gjykatës: Ktheni shtetin në binarët e Kushtetutës

0
2

Në fund të fjalës së tij, Erion Veliaj kishte edhe një thirrje për anëtarë e Gjykatës Kushtetuese.

Teksa i cilësoi si trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, Veliaj kërkoi nga kjo gjykatë që të kthejë pushtetin në “binarët”, e Kushtetutës.

“Nuk jam këtu për mëshirë apo privilegj, kërkoj drejtësi kushtetuese. Drejtësia e ndan shtetin e së drejtës, nga shteti i frikës. Në këtë moment vendimtar ju nuk jeni një gjykatë që po shqyrton një shkarkim të një kryebashkiaku, jeni trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar kushtetuta. Vetëm kjo gjykatë mund ta kthejë pushtetin në binarët e kushtetutës”, tha Veliaj