“Nuk është e denjë për të qenë nënë”/ Futi djalin në qese vakumi për një video, influencerja “kryqëzohet” në rrjet (Video)

0
2

Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin.

Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka.

Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

Një komentues në X (ish-Tëitter) shkroi:

“Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.