Nuk është shtatzënë! Njihuni me ish-llogaritarin që ka veshka në madhësi rekord

0
141

Një 54-vjeçar po përgatitet të heqë të dy veshkat e tij pasi ato j rriten në një madhësi potencialisht “rekord”.

Warren Higgs, nga Windsor, vuan nga sëmundja e veshkave policistike (PKD) që shkakton te veshkat zhvillimin e qeseve të vogla të mbushura me lëng, të quajtur cista.

Ai tha se veshkat e tij ishin rritur aq shumë sa mund ta vrisnin.

Higgs ka folur për gjendjen e tij në një përpjekje për të mbledhur fonde për një biçikletë me tri rrota elektrike të shtrirë, të cilën do ta përdorë pasi ti nënshtrohet operacionit.

Një sëmundje të cilën e ka trashëguar, Higgs i dha shenjat e para kur ai ishte 35 vjeç, duke i shkaktuar një aneurizëm që çoi në një goditje dobësuese dhe  i paralizoi anën e tij të djathtë.

Por pesë vjet më parë veshkat e tij filluan të rriten, duke u bërë pesë herë më të mëdha se sa duhej të ishin, sipas mjekëve të tij.

‘Rriten vazhdimisht’

Ish-llogaritari thotë se veshkat e tij janë ekstreme të mëdha dhe rriten vazhdimisht.

“Duke marrë parasysh se veshkat normale janë në madhësinë e një grushti, të miat janë masive. Ato po më shtypin mushkëritë, stomakun dhe tani po më dërmojnë dhe zemrën. Është e tmerrshme sepse nuk mund të lëviz. Nuk mund të marr frymë. Thjesht nuk mund të bësh asgjë”.

Skanimi i fundit tregoi që veshka e tij e majtë ishte në përmasat 42cm me 27cm dhe veshka e tij e djathtë potencialisht ka thyer rekordin, 49cm me 28cm.

Ai tha se mjekët besojnë se veshkat e tij mund të peshojnë tre herë më shumë sesa një veshkë që besohet se aktualisht është më e rënda në botë, veshka 7.4 kg e hequr në Indi.

Higgs do ti nënshtrohet një operacioni “shpëtues” muajin e ardhshëm për të hequr plotësisht të dy veshkat, dhe për vijuar më pas jetën me dializë.

“Nuk është një rekord me të cilin dëshiron të jetosh, më besoni është i tmerrshëm. PKD më ka marrë fjalë për fjalë të gjithë jetën.”

Ai shpreson që me mbledhjen e fondeve do të mund të sigurojë para të mjaftueshme për të blerë një biçikletë elektrike të shtrirë, për të përmirësuar gjendjen e tij fizike pas operacionit.

ora tv