Nuk falin Bajerni dhe Dortmundi, rivalët me pikë të barabarta para “klasikes” gjermane

0
216

Bajern Mynih dhe Borusia Dortmundi vazhdojnë “dhëmbë për dhëmbë” luftën për titullin kampion në Gjermani. Kampionët në fuqi bavarezë mposhtën me rezultatin 1-2 ekipin e Këlnit. Tomas Myler dhe Serge Gnabri vulosën fitoren e pestë në kampionat duke udhëhequr me 15 pikë.
51183773_303
Borusia mposhti me dopietën e mbrojtësit Mat Humels Arminia Bilefeldin 0-2. Verdhezinjtë ndajnë të njëjtën kuotë pikësh me rivalët bavarezë, por ekipi i Hansi Flikut kryeson tabelën për shkak të golavarazhit më të mirë (+15 Bajerni, +11 Borusia Dortmundi). Të dyja skuadrat do të përballen direkt javën e ardhshme në Vestfali.

Rezultatet e takimeve të sotme në Bundesligë janë si më poshtë:

FT| KËLN-BAJERN MYNIH 1-2
Dreksler 82’/ Myler 13’, Gnabri 45’+1

 

FT| ARMINIA BILEFELD-BORUSIA DORTMUND 0-2
Humels 53’, 81’