“Nuk flisnin anglisht dhe s’kishin para”, Ava Max tregon largimin e prindërve nga Shqipëria

0
182

schedule20:10 – 1 Tetor, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën Cosmopolitan në Japoni.

Ajo ka treguar shumë të fshehta nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, tha ndër të tjera Ava Max.

Këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën./abcnews.al