Nuk iu bindën urdhërit të policisë dhe përfituan nga errësira për t’u arratisur, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 persona

0
116

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Klos, kur një automjet me 4 persona nuk iu është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.

Mjeti është braktisur nga personat në një distancë të afërt nga postoblloku i policisë, dhe janë larguar me vrap duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit që ka bërë policia në mjet kanë gjetur një mekanizëm metalik që shërben për blurje të lëndës narkotike me mbetje të lëndës narkotike e dyshuar canabis sativa, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.

Si rezultat i hetimeve të thelluara bazuar dhe në inteligjencë informative u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :

E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Po ashtu “blutë” bëjne me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, tre shtetas të tjerë nga Tirana, konkretsht: E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë lidhje shoqërore dhe të afërm me shtetasit e shpallur në kërkim.