“Nuk jam ndjerë kurrë kaq i fortë”, Lukaku zbulon sekretin

0
152

Romelu Lukaku po kalon momentin më të mirë të karrierës dhe po udhëheq Interin drejt titullit kampion, trofe që i mungon popullit zikaltër prej vitit 2010. 24 gola sezonalë numëron sulmuesi i kombëtares belge, i cili ka zbuluar sekretin e formës së tij.

Tek Interi bëmë një analizë të hollësishme të fizikut tim, dhe gjithçka ka ndryshuar. Unë konsumoj shumë sallatë, mish pule dhe peshk, që ka një efekt pozitiv në trupin tim. Më pëlqen karnitina, marr edhe shumë vitamina.

Duhet të jem shumë i fortë në fushën e blertë, pasi jemi një skuadër që vrapojmë shumë. Që prej momentit që ndjek këtë stil jetese, ndihem më elastik dhe më i shpejtë. Kurrë nuk jam ndjerë kaq i fortë.

Kam arritur në një tjetër nivel, fizik dhe mendor. Një ditë përpara ndeshjes, e teproj disi me karbohidrate. Si rikuperoj energjitë pas ndeshjeve? Konsumoj shumë karbohidrate, teksa nuk fle shumë gjumë pas ndeshjeve.

Kam një këshillë për të rinjtë: ata duhet të ndjekin dietën e duhur. Duhet të kërkoni dhe të pyesni se çfarë është e mirë për trupin tuaj. Sa më shumë mëson, aq më mirë ndihesh“, theksoi Lukaku. /abcnews.al