“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me kolegët opozitarë: Gjallë a vdekur…

0
50

Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja. Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini

Përplasja

Flamur Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik!

 

Frrok Gjini: Mos më prek më dorë!

Flamur Noka: Ik Frrok, nuk hyn.

Frrok Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament.

Flamur Noka: Frrok hajde me mua të flasim.

Frrok Gjini: S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.

“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.

“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.

Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.

(BalkanWeb)