Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.
Ai theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë.
Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së u mblodhën në Klubin Parlamentar dhe shoqërohen në takim nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.
Ora news