Në Elbasan shqetësimi i banorëve nuk janë vetëm rrugët
Banorët e lagjes “Rrapishtë” në bashkinë e Elbasanit prej vitesh jetojnë pranë një kanali që është kthyer në vendgrumbullimi për mbetje duke rrezikuar jetën e tyre.
Prej vitesh nuk ndërhyhet për të bërë të mundur pastrimin dhe dezinfektimin e vendit.
Gjatë dimrit kur niveli i ujit rritet qytetarët përballen me daljen e mbetjeve nga kanali, ndërsa në verë qëndrimi është i pamundur për shkak të aromës së keqe.
Kanali kalon mes për mes lagjes. Mes kanalit ka ura të vogla me dërrasa të prishura
Shqetësuese është kur mendon se në ato ura kalojnë edhe fëmijë.
“Nuk ka më keq. Të gjitha ndotjet dhe ujrat e zeza derdhen këtu. Shih e shkruaj” thone banorët.
Pak javë më parë bashkia ndërhyri duke prerë ferrat të cilat sërish u hodhën në kanal.
ora news