Nuk ka më “Prit pak” nga Xhensila dhe Lumi, publikohet kënga që “do të djegë” diskotekat

0
182

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj dhe reperi Lumi B, kanë publikuar duetin e parë bashkë të titulluar “Prit pak”.

Këngës së paralajmëruar ditë më parë, i është realizuar edhe videoklipi, ku si gjithmonë vëmendje të madhe kanë marrë linjat trupore të këngëtares. Ajo ka një fizik të përsosur dhe më në formë se kurrë.

Përsa i përket këngës, “Prit pak” është realizuar në studiot e BinBang.

Xhensila dhe Lumi janë vetëm disa nga artistët e estradës që këtë verë nuk i kanë munguar muzikës duke sjellë ritme shumë verore. Pra, le të themi me plot gojë, që ky do të jetë një hitet që “do të djegë” diskotekat./abcnews.al