Shpërthime të tjera janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev pak minuta më parë.
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se janë dëgjuar shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, së bashku me të shtëna me armë zjarri në rrethet perëndimore të kryeqytetit.Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram më 25 shkurt se pesë shpërthime ndodhën pranë termocentralit Troieshchyna në Kiev.
“5 shpërthime ndodhën me një interval prej 3-5 minutash pranë termocentralit CHP-6 në bregun e majtë verior të Kievit. Shërbimet e urgjencës po shkojnë atje. Ne po i zbulojmë detajet.”
Ndërkohë, pak më parë presidenti ukrainas, Zelensky dhe Biden diskutojnë për “ndihmën e mbrojtjes”.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe të premten, në të cilën të dy diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA për Ukrainën.
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”.