Nuk ka qetësi toka në Greqi, shënohet tërmeti i radhës. Sa ishte forca dhe ku e kishte epiqendrën

0
188

Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka dridhur tokën greke ditën e sotme.

Mësohet se tërmeti ra në rajonin Elassona të enjten mbasdite dhe kishtë një thellësi 5.8 km.

Sipas matjeve nga Insituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në jugperëndim të Elassonas.

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës rihter goditi Larissan e Greqisë në fillim të marsit. Pasgoditjet e tërmetit kanë qenë të shpeshta dhe disa herë janë ndier edhe në Shqipëri.

(E.H/Faxweb.al)