Nuk ka rrugë por Elbasani do ketë autobuzë “të zgjuar”.

0
2

Bashkia Elbasan  ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e stacioneve smart të autobusëve. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 19 milionë e 331 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, sistemi do jetë në gjendje të realizojë informacion të kontrollit të trafikut, duke u mundësuar dispeçerëve të optimizojnë rrugët, frekuencat dhe oraret.

Referuar dokumentit, sistemi do të suportojë një numër të lartë përdoruesish njëherësh, do të ofrojë në kohë reale informacionin dhe do të ofrojë siguri të lartë në aksesimin e të dhënave.

Nga ana tjetër, aplikacioni mobile do të japë parashikime të sakta për kohën e mbërritjes së autobusëve në stacionet specifike.

Në rast vonesash ose devijimesh të rrugëve, pasagjerët do të marrin njoftime në kohë reale. Përdoruesit mund të shohin të gjitha ndalesat e autobusëve në një hartë intuitive. Ndërkohë, aplikacioni do të ofrojë sugjerime për rrugët më të shkurtra bazuar në vendndodhjen aktuale dhe destinacionin.

Pasagjerët mund të llogarisin sa kohë do t’ju duhet për të mbërritur në destinacionin e tyre