Nuk ka shpëtim për të korruptuarit, do të japin llogari për miliardat që kanë vjedhur në 30 vite!

0
2

Nëse ne shqiptarët nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne nuk do të kemi të ardhme.

Historia moderne e Perëndimit dhe e demokracisë na ka thënë se:

Demokracinë dhe lirinë në një shteti të pavarur të kohës sonë, mund ta shkatërrojë diktatura dhe korrupsioni.

I.

Ka disa ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milion dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike në Tiranë. Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk po ndiejnë ndonjë shqetësim serioz, edhe pse analistë të Perëndimit, kanë shkruar shumë për këtë çështje.

E si mund të ndiejë shqetësim sot opinioni publik aktual në Shqipëri, kur ai e di se këta të korruptuar kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë, në 30 vite rresht. (!)

Dhe koha ka ecur me ta vijimisht në tridhjetë vite rresht, që nga viti 1995, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: “Ne nuk kemi se çfarë t’u bëjmë të korruptuarëve të lartë, sepse kështu janë të gjithë”.

Por tani ka ardhur koha e ndëshkimet të tyre, dhe kjo është në dorë të SPAK.

Dhe koha jonë, përderisa tani ka hyrë në një proces antikorrupsion, me një prokurori dhe gjykatë të posaçme që drejtohet ndërkombtarisht, gjithçka është e sigurt që do të shkojë deri në fund, dhe shumë shpejt do të kuptohet se:

Korrupsioni i lartë shtetëror nuk do të ketë më asnjë shpresë për të mbijetuar, me të gjitha paratë dhe pronat që ai ka përvetësuar me anë të korrupsionit, apo me mënyra të tjera të paligjshme.

II.

Por si e ka zgjidhur Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështje morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre, përgjatë Shekullit të XIX, dhe gjysmës së parë të shekullit të XX, ata mes korrupsionit kanë kaluar.

Sepse, kjo tani dihet në historinë e Evropës se, këta shtete të zhvilluar të Perëndimit, që në fillimet e kohës moderne, janë ndeshur ashpërsisht me korrupsionin që kanë kaluar.

Por pikërisht, në këtë kohë, njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan sak arsyen themelore të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe prandaj e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që:

Korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë, të pavarur dhe të pakorruptuar.

III.

Dhe ishte pikërisht kjo reformë madhore, që solli në Evropë realisht pushtetin gjyqësor të pavarur, që hyri në një reformë të madhe ligjore, por që ishte, pikërisht kjo reformë që erdhi e i dha Perëndimit edhe zhvillimin që ai ka sot.

Dhe duhet theksuar gjithashtu se kjo reformë solli me vete edhe triumfin e humanizmit dhe të revolucionit tekniko-shkemcor, të shkencës së lartë dhe të arsimit me nivel të lartë në gjykimin shkencor, sipas matematikës moderne, fizikës bërthamore dhe teorisë së relativitetit.

Por ishte pikërisht në këtë kohë, që erdhr dhe u vendos edhe një pushteti gjyqësor pavarur dhe i drejtë që, bashkë me revolucionin teknoko shkencor, e shpëtoi Evropën Perëndimore nga korrupsioni dhe padrejtësia, sipas mendimit dhe gjykimit të lartë që solli matematika, fizika dhe filizofia moderne.

IV

Dhe prandaj, përgjigjja jonë për këtë çështje që trajtuam është kjo:

Nëse ne shqiptarët nuk do ta mposhtim dot korrupsionin, ne nuk do të kemi të ardhme.

Nëse shtetin e ka pushtuar korrupsioni i lartë i pushtetarëve që vinë e ikin me mendjen, jo te Shqipëria dhe shqiptarët, por te paraja që mund t’ia përvetësojnë edhe shtetit, edhe shqiptarëve, sigurisht që gjithçka do të ecë në krim dhe padrejtësi.

Ja, kjo është e vërteta, por a jemi të aftë ne shqiptarët ta arrijmë këtë nivel të lartë antikorrupsion në Shqipëri?

Shenjat janë se në këtë nivel aktual mediokër të qeverisë shqiptare, dhe këtë prirje primitive drejt parasë së paligjshme dhe korrupsionit që ka sot në Shqipëri, reforma në drejtësi, me ndihmën e madhe ndërkombëtare që ajo po merr, i ka të gjitha mundësitë ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni dhe padrejtësia.

Sot është SPAK që po vepron, dhe është edhe përkrahja e madhe ndërkombëtare që ka marrë e po merr ky institucion.

Sot po pritet edhe ndërkombtarisht që, me proceset penale antikorrupsion që kanë filluar në Shqipëri, do të procedohen dhe do të konfiskohen të gjitha pasuritë korruptive në Shqipëri dhe jashtë saj, kudo ku ka investuar miliarda dollarë korrupsioni i lartë shtetëror i shtetarëve shqiptarë, korrupsioni ky që po vijon në mbi tridhjetë vite rresht.

Dhe është e sigurt se, kjo reformë, do të krijojë jo vetëm drejtësinë e re, por edhe zhvillimin  shoqëror integral në Shqipëri, i cili sigurisht që do të vijë, siç po vjen edhe sot, bashkë me reformën në drejtësi, e cila ka nisur me shumë sukses.

Prisni dhe shikoni…