Ky është momenti kur ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati është qëlluar me miell në Prishtinë. Kanë qenë aktivistët e Partisë Social Demokrate që e kanë gjuajtur me miell ministrin.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, njëri nga aktivistët dëgjohet duke thënë “Këtë e ke për punëtoret”, ndërsa ky i fundit ka zgjedhur që të mos reagojë. Në një moment ai e heq xhaketën dhe e shkund për të hequr miellin.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka shpërndarë një video në Facebook duke thënë se “Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve”.
Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit Gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qëndrore të cilët kanë zhvilluar një grevë.