Nuk kam mundësi ta paguaj”/ U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish deputeti demokrat kërkon ndryshim vendimi

0
2

Ish deputeti Qani Xhafa, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 900 mijë lekë gjobë, kërkoi ndryshimin e dënimit me arsyetimin se nuk ka të ardhura dhe as mundësi ta paguajë këtë shumë.

avokati i Xhafës u shpreh para Apelit të Posaçëm se, në pamundësinë financiare që gjendet klienti i tij, gjykata duhet ta zhbëjë këtë dënim dhe të japë një dënim tjetër, atë me kusht.

Xhafa u hetua nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi për shkak të një aksidenti që ai ka shkaktuar në Elbasan në gjendje të dehur, një ngjarje për të cilën prokurori kërkoi dënimin e deputetit me 6 muaj burg.Pas dënimit me gjobë gjatë muajit qershor, Xhafa e apeloi vendimin. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme Gjykata e Apelit e shtyu vendimin.